Mesnatë

Enida Muça 

Gjethe të rëna
Rrëkej vesësh mëngjesore
Trupit tim freskia e luleve i ndjell epshin e kërkuar…

Hije kudo
Bishta cigaresh ende të njoma
Frymë, kudo frymë
Copëza kristali të thërrmuara si hi!

Lëkura shkëlqen bashkë me silueten e hirtë që mbështjellë gropëzat e çara Akrepi im i preferuar në atë orë të vjetër e të shkretë
Apo frymëmarrjet e mija të shpeshta?

Mbi lëmimin e shkelqyeshëm të liqenit Profili yt i humbur nga kjo katraurë Më merr, me merr!
Jam e vetme në një dhomë
Ku muret përpijnë lëvizjet tona…

Më merr!
Ajri është armiku yt
Dhe ne… bashkëmëkatarë të dashuruar!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *