10-vjetori i Pavarësisë/ Ministria e Kulturës “zhvendos” në Kosovë sendet personale të Isa Boletinit

Artefakte të Muzeut Historik Kombetar, objekte personale të Isa Boletinit, si xhamadani, arma dhe disa sende te tjera me vlerë muzeale, do të dërgohen përkohësisht në Kosovë , për t’i prezantuar ato në ekspozitën dedikuar 10-vjetorit të Pavarsisë së Kosovës në Prishtinë. Kështë publikon në faqen e saj Ministria e Kulturës, pas takimit  mes dy ministrave  Mirela Kumbaro dhe homologut të saj Kosovar, Kujtim Gashi.

Disa nga sendet që  Ministria e Kulturës do të ekspozojë në Kosovë me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë janë, Ora, shpata, xhamadi i Isa Boletinit, revolveri me mulli, pipa e Isa Boletinit.

Kumbaro priti  ditën e  djeshme në Ministrinë e Kulturës homologun e saj, Ministrin Kujtim Gashi që kryesonte  delegacionin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Kosovës në Tiranë.

Në takimin e zhvilluar të dy ministrat diskutuan përgatitjen  e Kalendarit të përbashkët kulturor Shqipëri-Kosovë 2018, bashkë me disa nga përfaqësuesit e institucioneve kryesore kulturore të Shqipërisë, për çka dakordësuan të kenë një fryme të re, një sinergji mes aktorëve kulturorë të të dy vendeve dhe që do të mbështetet nga të dy ministritë.

Nuk do të lejojmë që politika të ndërhyjë në kulturë”- u shpreh Kumbaro, ndërsa kolegu Gashi ka shprehur angazhimin e institucionit të tij për të zhvilluar ekspertiza, shfaqje të përbashkëta dhe pjesëmarrje në platforma europiane si Creative Europe, etj.

“Kemi ngritur sot një kantier të madh bashkëpunimi”- u shpreh Kumbaro, i cili do të detajohet  në vazhdim me kalendarin e përbashkët Shqipëri-Kosovë dhe ngjarje artistike të teatrove, galerive dhe institucioneve tona të artit”.

Shkëmbimi në fushën e praktikave të përbashkëta ligjore në fushën e trashëgimisë kulturore ishte gjithashtu një nga temat kyç të diskutimit mes dy ministrave, ku Ministrja Kumbaro u shpreh e gatshme për shkëmbimin e përvojës së fundit në përgatitjen e projektligjit për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë.

Brenda shkurtit projekt-kalendari i përbashkët kulturor do të marrë formën përfundimtare për t’u nënshkruar nga të dy Ministrat në takimin e tyre të ardhshëm në Prizren.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *