The Guardian: Hipokrizia e larvave të Hollivudit filloi kur Polanski mori 13 vjeçaren, i dha shampanjë dhe e përdhunoi<

Dyzet vjet më parë, Roman Polanski u shndërrua nga të qenit një nga regjisorët më të famshëm në botë në të arratisurin më famëkeq nga drejtësia e Shteteve të Bashkuara. Më 1 shkurt 1978, pas 42 ditësh në burg, Polanski u largua nga SHBA-ja në pritje të dënimit përfundimtar, pasi u deklarua fajtor për marrëdhënie seksuale të paligjshme me të mitur. Për këto fakte, të gjithë pajtohen. Nuk ka teori të fshehtë të konspiracionit, ne e dimë saktësisht çfarë ndodhi, sepse Polanski e pranoi vetë dhe më vonë shkroi për këtë me detaje të habitshme në autobiografinë e tij, botuar gjashtë vjet pasi u largua nga Amerika dhe shkoi në Francë, ku ende jeton. Ka disa spekulime, por faktet përgjithësisht janë kështu:

Në mars të vitit 1977, Polanski, atëherë 43 vjeç, mori një vajzë të quajtur Samantha Gailey të cilën e dinte shumë mirë se ishte vetëm 13 vjeç. Ai e dërgoi në shtëpinë e tij pasi i kishte thënë se do i bënte fotografi për një revistë. E uli në kolltuk, i ofroi shampanjë e më pas ‘Quaaludes’. Më pas bëri marrëdhënie seksuale me të, e çoi në shtëpi e të nesërmen u arrestua nga policia.

Këto fakte nuk kanë ndryshuar kurrë. Ajo që ka ndryshuar është se si ky rast është diskutuar në sferën publike. Njerëzit në Evropën kontinentale e shihnin Polanskin si një artist tragjik, amerikanët e përshkruajnë fiks siç e kishte quajtur veten në autobiografinë e tij: xhuxh i shfrenuar . Por, në të vërtetë, për shumë aktorë britanikë dhe amerikanë, duke punuar me Polanskin nuk e përçmuan kurrë dhe ndoshta edhe më shumë kur ai u përjashtua nga rryma kryesore amerikane.

Sigourney Weaver, Harrison Ford, Johnny Depp, Ewan McGregor, Pierce Brosnan, Kate Winslet dhe shumë të tjerë janë shfaqur në filmat e Polanskit gjatë dekadave. Kur Winslet u pyet shtatorin e kaluar nëse ajo kishte ndonjë shqetësim rreth punës me Woody Allen, një tjetër drejtor i akuzuar (por ndryshe nga Polanski, kurrë nuk u arrestua dhe asnjëherë nuk u akuzua) për një krim seksual ndaj të miturit, ajo u përgjigj: e vendosni atë pjesë personaliteti në një anë dhe punoni vetëm me personin. Woody Allen është një drejtor i pabesueshëm. Kam pasur një përvojë të jashtëzakonshme pune me të dy këta burra, dhe kjo është e vërteta. ”

Gjithashtu edhe Meryl Streep ka qëndruar pranë dhe duke duartrokitur Polanskin kur fitoi si regjisori më i mirë në Oscar 2003, edhe pse e dinte se ç’kishte bërë, të gjithë hollivudiuanët në mënyrë të heshtur qëndronin duke miratuar përdhunimin, pra në këtë kuptim po festonin për fitoren e një përdhunuesi fëmijësh.

E megjithatë, për 40 wordpress vitet e fundit, shumë prej tyre kanë vetë-pranuar për të punuar me një përdhunues fëmijësh, madje duke i mbrojtur, duke treguar për kredencialet e tyre artistike. Debra Winger e përshkroi arrestimin e Polanskit në Zvicër në vitin2009 si një “fshehje filistine”. E ndërsa të dielën në mbrëmje, në ceremoninë në Londër, Winslet foli me lot në sy në lidhje me keqardhjen mbi vendimin apo detyrimin për të punuar me abuzues.

Deri në fillim të këtij shekulli, ndërkohë që publiku amerikan mbeti i palëkundur kundër Polanskit, disponimi në Hollivud ishte në favor të tij. Ka pasur duartrokitje nga aktorët e Hollivudit kur fitoi Oscarin e vitit 2003 (Polanski, sigurisht, nuk mori pjesë në ceremoni).

Në vitin 2008, Marina Zenovich realizoi dokumentarin e saj, me titull Roman Polanski: Wanted and Desired, e cila tregonte se Polanski ishte viktimë e sjelljes së keqe gjyqësore. (ky dokumentar, i cili paraqet një rast energjik për mbrojtjen e një abuzuesi seksual, u prodhua nga kompania Weinstein.) Filmi i Zenovich fokusohet në atë se si Polanski pati fatkeqësinë që të dalë përpara gjyqtarit Laërence Rittenband, i cili ishte i fiksuar të bëhej i famshëm e të bëhej shembull duke marrë një shembull, Polanskin.

 

Polanski mbush 85 vjeç këtë vit dhe ka jetuar gati gjysmën e jetës së tij nën hijen e asaj që Weinstein e përshkroi si “vetë-krim”. Qëndrimi i vetë Polanskit ka mbetur i tillë; në tetor të vitit të kaluar ai dha një intervistë ku përqendroi zemërimin e tij mbi gjyqtarët që sipas tij braktisën të drejtën. “Unë e di se si jam, çfarë kam bërë dhe nuk kam bërë, se si gjërat ishin dhe janë tani,” shkruan ai në fund të autobiografisë së tij. Në sajë të sinqeritetit të Polanskit, të gjithë ne i kemi njohur të gjithë në industrinë e filmit që ka punuar fort me të që nga ajo kohë dhe vazhdon ende të ketë ndikim prej tij. Hadley Freeman. Tiranapost.al E.B

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *