Çudira shqiptare/ Varreza e ushtarëve grekë në Këlcyrë është ndërtuar pa leje, duhet legalizuar

Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame, i ftuar mbrëmë në emisionin ‘Opinion’, ku foli për luftën italo-greke në territorin shqiptar, ka komentuar pak edhe kërkimet për eshtra të tjera ushtarësh grek në vendin tonë.

Por Lame është shprehur se varreza e ushtarëve grekë duhet të legalizohet pasi është ngritur pa leje.

Ai i është referuar varrezës së ngritur në zonën e Këlcyrës pas marrëveshjes së vitit 2009 mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Ky objekt ku prehen rreth 300 ushtarë grekë, është ndërtuar pa leje, por Lame nuk dha më shume detaje se si do të procedohet në këtë drejtim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *