Paul Celan: Qetësi! Unë i ngula gjembin zemrës tënde sepse trëndafili…

Qetësi! Unë i ngula gjembin zemrës tënde
sepse trëndafili, trëndafili
qëndron bashkë me hijet në pasqyrë, dhe lëshon gjak!
Ai gjakon qysh se ngatërruam “po”-në me “jo”-në,
kur ato i gëlltitëm,
se një gotë që ra prej tavolinës dha kumtin e rremë:
lajmin e një nate që do të nxinte më gjatë se ne.

Ne pimë me gojët lakmitare
shijen e vrerit
që shkumonte si vera.

Unë ndoqa rrezen e syrit tënd
dhe gjuhën që fliste ëmbël…
(Kështu flet e flet ajo sërish.)

Qetësi! Gjembi që ty thellë ta shpoi zemrën
dashuri ka shtënë me trëndafilin.

(Ne foto Celan dhe Ingeborg Bachmann)

*Përktheu dhe publikoi Ana Kove me këtë shënim: Dita ndërkombëtare e kujtesës sot…Me vargjet e lirikut më të madh te post-holokaustit; atij që u quajt liriku i vdekjes, poeti Paul Celan – i cili për herë të parë do të vijë së shpejti në shqip i plotë nga TOENA me vëllimim “Lulëkuqja dhe Kujtimi”, perkthim imi, i mbështetur nga Traduki dhe Ministria e Kulturës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *