Po, zemra jeme kje e jotja – Pessoa

Po, nji moment
Kalon prep
Nëpër mendimin tem t’turbullt
E me t’kujtue kishte me kenë torturë
Nëse me imagjinue do t’ishte fatkeqësi.
Po, n’atë orë
Në t’cilën folme ma shumë tu u shikju
Se tuj folë,
Lindi ky ngurrim kronik
Që tashma kam n’kujtime.
U përshfaqe
N’jetën teme
Si nji gja që ishte n’derë.
U zhduke.
Ma vonë mora vesht për zhdukjen tande.
Megjithatë, megjithatë,
Arrite
Me ma pushtue pak zemrën,
Asht nji zemër e trishtë
Dhe nuk
Bjen n’rahati me gjithçka
Ka mënyra
Për me u dashunue
Ose me e imagjinue.
Shpëtoj kur
Shikimi jot
Kokfortësisht i ambël
M’bante me u hedhë
Zemra n’krahnuer.
Ku shkojsha unë?
E harrojsha sak.
Po, zemra jeme kje e jotja
N’atë ditë apo n’nji tjetër…
Edhesikur t’ishte tjetër tokë e qiell
Diçka kishte ndodhë.

Foto: L.M

Përktheu Elona Çuliq

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *