“Messias” nga G. F. Handel aranxhuar nga Mozart gjendet në Shqipëri

“Messias” nga G. F. Handel, arranxhuar nga W. A. Mozart. Disk vinyl nga Fonoteka e AQSh, dirigjent Charles Mackerras dhe Orkestra Simfonike e Radio-Televizionit të Austrisë, Archiv Produktion, 1974.

Vepra “The Messiah” e kompozitorit britanik G. F. Handel u shkrua më 1871, por u aranxhua nga gjeniu tjetër i muzikës, W. A. Mozart njofton Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave.

Mes kohës së shkrimit dhe të aranxhimit kanë ndodhur ndryshime revolucionare në historinë e muzikës. Kësisoj, Mozart-i arriti të krijojë më 1789 një Messiah të ri, i krahasueshëm në parim me variantet instrumentale të veprave të Bach-ut dhe Handel-it aranxhuar nga A,. Schoenberg dhe A. Webern. “Messiah” i Mozart-it nuk ishte regjistruar kurrë më parë në disk gramofoni deri më 1974 (shih imazhet ilustruese). Vepra u luajt nga Orkestra Simfonike e Radio-Televizionit të Austrisë, me pjesëmarrjen e Korit të Radio-Televizionit të Austrisë, nën drejtimin e dirigjentit të shquar, atëkohë në ngjitje të shkallëve të karrierës, Charles Mackerras. Solistë janë sopranoja simbol e veprave të Mozart-it, Edith Mathis, altoja Birgit Finila, tenori Peter Schreier, i preferuar për vokalin dhe ngjyrimin e zërit të tij, dhe basi me karrierë ndërkombëtare Theo Adam.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, v epra është ndarë në tre disqe vinyl, të cilat janë mbajnë numrat 3734-3736 në inventarin e Fonotekës së AQSh, pjesë e së cilës është ekspozuar në ekspozitën “Magjia e Gramofonit” në hollin e katit të dytë të Muzeut Historik Kombëtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *