Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë në qytetin Ulan Ude në Rusi, ku një nxënës ka sulmuar me sëpatë shkollën, ndërsa përdori edhe bomba molotov për ti vënë zjarrin ndërtesës. Raportohet se incidenti po trajtohet si një rast i lidhur me lojën “balena blu”.
Autoritetet vendase thonë se nga ky sulm mbetën të plagosur 7 persona, përfshi edhe vetë autorin e sulmit. Ndërkohë një vajza e cila u plagos aktualisht ndodhet në koma, informon ora news
Nxënësi, i identifikuar si ‘Anton’, hyri në shkollë i armatosur me një sëpatë dhe një bombë Molotov. Më pas iu drejtua një klase ku po zhvillohej ora e mësimit të gjuhës ruse dhe hodhi molotovin duke shkaktuar panik tek nxënësit. Mësuesi që u përpoq të mbronte nxënësit u përball më sulmuesin, i cili e qëlloi më sëpatë.
Nga ky incident më shumë se 500 persona u evakuuan nga shkolla.
Më herët, raportohet se nxënësi kishte informuar shokët e tij nëpërmjet mesazheve për planin që kishte organizuar. Adoleshenti thuhet se i ka kërkuar shokëve të tij të jenë bashkëpunëtorë, por ata kanë refuzuar.
Ndërkohë një i dërguar për të ndjekur çështjen tha se adoleshenti ishtë anëtari i një grupi në rrjetet sociale, duke e lidhur ngjarjen me aplikacionin “Balena blu”, pasi pas sulmit adoleshenti ka tentuar të vrasë veten.