Kënga që do të përfaqësoj Shqipërinë në Evrovizion tashmë ka nisur edhe rrugëtimin e të qenit pjesë e “covereve”, të muzikantëve të rinj nga bota, shkruan KultPlus.
Danny McEvoy është një muzikant i ri nga Anglia, i cili ka interpretuar shumë këngë të njohura. Ai gjatë interpretimit të këngës “Mall” të Eugent Bushpepës, shfaqet me shenjën e flamurit të Shqipërisë. Pas përfundimit të këngës ky muzikant kërkon falje për shqipen e tij gjatë këndimit të kësaj kënge./ KultPlus.com