Një emision që ka pasur në vëmendje muzikën shqiptare, ka vënë përballë një kompozitor e një violiniste.
Sonata e Nolit ishte për klasën e tretë. Kjo ka qenë fraza për të cilën palët nuk bien dakord.
Në përgjigje, Miron Kotani shkruan se kjo është një replikë e detyruar me violinisten Ina Kosturi për një vepër të Fan Nolit pas emisionit “Në tempull” sot në Rtsh ku u fol për Literaturën e Muzikës shqiptare e mospërhapjen e botimin e saj.
Ina Kosturi:
Definicioni që ju bë në Tvsh sonatës së Fan Nolit për violinë, si pjesë për klasë të tretë ose të katërt fillore është i shëmtuar. Të duket si piano bardhë e zi violina? E ke idenë e klasës së tretë?
Miron Kotani:
-I shëmtuar është fakti që ajo nuk gjendet në asnjë librari e nuk ekziston për t’u luajtur nga kushdo që do ta luajë apo do ta studiojë. Më vjen keq që nuk merresh me thelbin e çështjes por me gjëra tendencioze aspak të vërteta. Një vepër muzikore mund të luhet nga kushdo dhe nuk ka fare rëndësi mosha, unë e mora thjesht si shembull të rastësishëm pasi mund të ishte dhe një melodi apo këngë e thjeshtë për t’u marrë në konsideratë për sistemin tonë arsimor që nuk ka një kompozitor të vetëm që t’i jetë botuar vepra muzikore e plotë.
Vepra e Nolit absolutisht dhe Sonata për violinë duhet të jetë e plotë në programet muzikore të nxënësve e studentëve së bashku me të gjithe kompozitorët e tjerë shqiptare që presin të luhen me padurim nga mijëra instrumentistë vendas e të huaj kudo në botë. Kësaj vepre duhet t’i kushtohet një dokumentar i plotë dhe jo tësulmohet e përçmohet në vlerat që ajo mbart.