Shqiptarët mallkojnë Fuqitë e Mëdha e fqinjët, po vetja?

“FAKTOR PSIKOLOGJIK”?

“Shqiptarët e kanë zakon – dhe ky është një faktor psikologjik – që të mallkojnë Fuqitë e Mëdha për intrigat dhe pabesitë e tyre dhe të çthuren në sharje kundër fqinjëvet të tyre “të panginjur” dhe “gjakpirës”, sepse këta janë munduar të çdukin racën arbërore me planet e tyre “satanike”. Por Shqiptarët harrojnë se çdo komb e ka brenda në trupin e vet krimbin e lëngimit dhe të vdirjes së vet. Prandaj, ndofta, nuk u pëlqen të shkojnë në mend faktin se ata vetë ose udhëheqësit e tyre u japin shkak të huajvet dhe fqinjëvet që të përfitojnë nga grindjet dhe mosmarrëveshjet e një kombi të përçarë. Për shëmbull: sa ishin ata që dëshironin dhe ishin gati të lëftonin për një Shqipëri indipendente më 1912 dhe sa ishin që e kundërshtonin atë ide? Po ashtu, gjatë kohës që polli krizën e 1920-s, Shqiptarët kanë harruar se ishte një udhëheqës prej racës së tyre, Esat Pashë Toptani, që jo vetëm shkaktoi shpartallimin dhe dhestimin e Shqipërisë së parë, por ishte në favor t’aplikimit të Traktatit të Fshehtë të Londrës, me konditë q’ay të mbetej zot i Shqipërisë së Mesme”.

Kostë A. Çekrezi, Plani i tretë për copëtimin e Shqipërisë, Washington D. C. 1951.

(fb. Aurel Plasari)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *