Aktorja britanike Rebecca Hall është në majat e suksesit për filmin e saj, ku luan Christine – një portret pikëllues të gazetares televiziv Christine Chubbuck, e cila qëlloi veten live në transmetim dhe vdiq të nesërmen.
Hall, ylli i Woody Allen në “Vicky Cristina Barcelona”, thotë se ky film është “një ndër punët më të vështira që kam bërë ndonjëherë”.
Në vitin 1974, Chubbuck, një gazetare televizive e Tv lokal në Florida, qëlloi veten ndërsa ishte duke raportuar live. Ajo ishte vetëm 29 vjeçe kur kreu këtë akt.
Për gazetaren u tha se ajo po vuante nga probleme të shëndetit mendor, por edhe nga presioni ekstreme i konkurrencës në industrinë e saj dhe nga urdhëri i ri i stacionit të saj për pasur sa më shumë lajme sensacionale.
Edhe pse vetëvrasja e saj bëri bujë ndërkombëtare në atë kohë, pamjet nuk janë rishfaqur më.
Dyzet vjet më vonë, historia e Chubbuck ritregohet nga performanca e Hall si Christine, nga një film i drejtuar nga Antonio Campos dhe gjithashtu edhe në një dokumentar, “Kate Plays Christine”, nga Robert Greene.
Të dy filmat patën premierat e tyre në Festivalin e Filmit Sundance në Utah.
Hall kujton “ankthin e saj të madh” kur lexoi skenarin
“Kur je aktor, ti merr një letër të mbuluar së bashku me skenarin dhe me një sqarim rreth tij. Më kujtohet vetja duke e lexuar atë dhe duke menduar: Ok, ky është një shfrytëzim, unë nuk dua ta lexojë të gjithin”.
“Isha shumë nervoze për ta lexuar dhe pastaj u mërzita thellësisht. Më kujtohet kur e hodha skenarin në tavolinën e kafesë, për ta pasur sa me larg meje“.
“Nuk doja ta prekja dhe në atë moment e dija që duhet ta bëja, sepse nëqoftë se ajo zgjoi ato ndjenja tek unë, atëherë ajo kishte potencial për të qenë mjaft e rëndësishme. Jo në mënyrë makabre, por kam menduar se ajo kishte fuqinë për të provokuar ndjenja të thella. Ajo bëri diçka të paimagjinueshme, por ne nuk jemi këtu per të glorifikuar tragjedinë e saj në asnjë mënyrë. Ajo thjesht nuk duhet të kishte vdekur”, thotë aktorja për BBC lidhur me këtë rol.
Në javët para vdekjes së saj në korrik të vitit 1974, Chubbuck, e cila e kishte mbajtur luftën e saj me depresionin sekret, kishte sugjeruar që të mbulonte një histori vetëvrasjeje.
Më 15 korrik, duke lexuar lajmet e mëngjesit, Chubbuck njoftoi, se “në përputhje me politikën e Channel 40 për t’ju sjellë të parët “gjak dhe guxim”, ju do të shihni diçka tjetër ekskluzivisht”. Pas kësaj gazetarja qëlloi veten dhe vdiq të nesërmen në spital. ( me shkurtime nga BBC/Pasqyre.al)