Është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm korifeu i skenës, shqiponja e valles shqiptare, “Nderi i Kombit”, artisti i njohur Rexhep Çeliku.
Çeliku u shua në shtëpinë e tij pasi prej kohësh vuante nga një semundje e rëndë.
Kryemjeshtri i valles dhe koreografi i Ansamblit Popullor ishte vlerësuar vetëm të hënën me titullin e lartë Nderi i Kombit nga presidenti i Republikës
Homazhet ne nder te artistit do te mbahen diten e shtune 13 janar 2018 ne Muzeun Historik Kombetar nga ora 11:00-13:00.