Këngëtari i njohur Seal akuzon Oprah Winfrey se ishte në dijeni të thashethemeve mbi çështjen Weinstein ‘për dekada të tëra’.
Ai pohoi se manjatia e medias është “pjesë e problemit”, jo zgjidhja.
Deklarata e muzikantit erdhi pasi gjithnjë e më shumë Oprah Winfrey po cilësohej kampione e grave, madje po përmendej si kandidate e mundshme për presidente.
Pak ditë pas fjalimit të fuqishëm të manjates së medias në ndarjen e Çmimeve në Golden Globe ku Oprah u bë pjesë e nismës “Time’s up”-koha mbaroi për burrat në pushtet që heshtin për gratë, Seal publikoi një postim të zjarrtë në Instagram të mërkurën që përfshinte dy foto të Winfrey me producentin e akuzuar për ngacmime seksuale Harvey Weinstein. Akuzat e bëra publike kanë shkaktuar një vazhdë lajmesh për abuzim, ngacmim dhe sulm seksual ndaj femrave.
Oprah nuk pranoi ta komentonte deklaratën.