“Jemi homoseksualë dhe duam të martohemi”, shqiptarët shpikin çdo gjë në Angli për letrat

Shumë shqiptarë duket se janë të aftë të bëjnë çdo gjë për të lënë vendin.

Ata vazhdojnë të shpikin çdo justifikim të mundshëm për të përfituar letra të huaja apo azil.

“L’Express”  sjell argumente dhe dëshmi tronditëse nga jeta e shqiptarëve azilantë jashtë kufijve.

Kjo medie i ka kushtuar një artikull të plotë individëve që udhëtojnë drejt Francës me shpresën për një jetë më të mirë.

Pavarësisht se shtetet e BE dhe Britania e Madhe e kanë konsideruar Shqipërinë një vend të sigurt pa luftëra e me rritje ekonomike, gjatë viteve 2016-2017 kanë thyer rekorde me kërkesa për azil.

Por shanset e një shqiptari për të marrë azil apo letrat janë gati të pallogaritshme.

E për këtë arsye shqiptarët janë të detyruar të shpikin çdo lloj justifikimi si “Jemi në gjakmarrje, na kërcënohet jeta për shkak të politikës, më kërcënojnë familjen e deri tek jam gej dhe shoqëria s’më pranon”.

Të gjitha këto justifikime kanë vetëm një shpjegim, pasi shqiptarët janë të lodhur nga varfëria dhe kërkojnë një jetë më të mirë, fatkeqësisht larg Shqipërisë. (TemA)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *