Nga Marie Lasgush Poradeci
Rreth viteve 1974-1975, kur im atë ishte rreth 76 vjeç, në shtëpinë tonë, në Pogradec, kish filluar të vinte, gati çdo ditë, një vajzë e re rreth të tridhjetave, që shkruante poezi.
Bisedonte me babain tim dhe ajo nuk ngopej duke shijuar nga goja e tij gjithë ato sekrete të asaj mrekullie hyjnore, që quhet POEZI. Ishte kulmi i terrorrit komunist.
Komplote, arrestime, luftë klasash etj. Një dita vajza erdhi dhe shumë e shqetësuar dhe me sytë gati me lot i tha: – Nuk do të vij më tek Ju mjeshtër! – Po pse – ju përgjigj i pikëlluar im atë – Po ja – tha vajza me shume ndrojtje – komshinjtë kanë filluar të flasin dhe thonë që ne të dy bëjmë dashuri. – Sa bukur e paskan thënë! – tha im atë i çuditur – mendova se kishin thënë që po bëjmë komplot. Po a ka gjë më bukur në botë se sa dashuria!!??