“Ardht’ i bardhë ky 90-vjetor Mjeshtër!”, kështu e ka uruar Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro në 90-vjetorin e lindjes, kompozitorin e shquar shqiptar Avni Mula. I vlerësuar si nderi i kombit, Mula festoi mbrëmjen e djeshme 90-vjetorin në një festë të veçantë organizuar me këtë rast.
Në festimet e ditëlindjes e pranishme ka qenë edhe Ministrja Kumbaro, e cila në fotot e publikuara në Facebook shkruan:
“Nderi i Kombit”, Avni Mula na rrethoi me energjinë dhe emocionin e “Valsit të Lumturisë”, ku kryefjalë ishte Dashuria dhe Mirënjohja.
Përkulemi me respektin më të thellë për gjithë sa na ke dhuruar!