Manjola Nallbani del kundër festivalit në RTSH: E dinin që para 20 ditësh kush do fitonte, u nxitova që u riktheva!

Ashtu siç do vit, edhe këtë radhë festivali i këngës në RTSH nuk iu ka shpëtuar akuzave për paracaktimin e fituesit.

Ka qenë Manjola Nallbani, e cila thotë se fituesi dihej që 20 ditë më parë.

Nuk kam asgje me fituesin, sepse Eugenti eshte kengetar shume i mire e kenga ishte e bukur po nje gje nuk kuptova: po kaq kengetare e kenge shume te mira ishin dhe te Elton Deda, Mariza Ikonomi, Redon Makashi e ndonje tjeter dhe sigurisht kenga ime “I njejti qiell” po per asnje nga keto nuk kisha degjuar qe do ishin fitues qe para 20 ditesh si per fituesin aktual, megjithese kenge fituese apo jo, kuptohet vetem ne momentin kur kengetari kendon live ne skene.

Kete shqetesim e kam ndare me kedo qe kam folur e takuar shume dite para festivalit!

Ndoshta rikthimi im ishte i nxituar derisa as kete vit, nuk pata asnje surprize kur u tha cmimi i pare, sic ndodhte dikur.

Megjithate reagimi dhe dashuria juaj jane arsyeja e vetme qe me bene te mos pendohem deri ne fund qe iu riktheva festivalit!

Sa per jurine, une akoma sot nuk di e sata u rendita ne kete festival!

Kaq e kisha detyrim per veten time ta shkruaja! Ju uroj festat e qofshi te lumtur bashke me njerezit tuaj te dashur”, shkruan këngëtarja.

Akuza për festivalin ka pasur edhe nga këngëtarë të tjerë, si Redon Makashi, Endri e Stefi etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *