A është ky imazhi më i vjetër i virgjëreshës Mari? Virgjëresha Mari, nëna e Jezusit, është prej grave më të nderuara në traditën e krishterë. Në historinë e artit, ajo është shfaqur po aq shpesh sa Jezusi. Por, për 80 vitet e fundit, një prej pikturave më të vjetra të saj mund të ketë qenë e fshehur para syve tanë. Pasqyre.al sjell një raport të New York Times ku shkruhet se në “Yale University Art Gallery” varen në mure piktura nga një prej kishave më të vjetra. E varrosur në mesin e shekullit të III, kjo kishë nga Siria lindore, ka imazhe të Jezusit, Pjetrit dhe Davidit. Galeria shfaq gra të mbuluara me vel.
Në një anë qëndron një fragment muri i veçantë ku shihet një grua që e ka vështrimin përtej pamjes sonë.
Imazhi është i venitur por ende të dukshëm, grua shihet pranë një pusi duke mbajtur litarin.
Objektet e kishës kanë dalë në dritë në vitin 1933 pranë Eufratit në zonën e quajtur Deir ez-Zor, në rrënojat e Dura-Europos. “Është një prejbsiteve më të vjetra arkeogjike ku ka një sinagogë, tempuj ose Pompei i shkretëtirës siriane”, – deklaroi Michael Rostovtzeff, drejtor i gërmimeve në Yale.(Pasqyre.al)