Një ditë më parë, në media u raportua se Sokol Balla ka prishur përfundimisht marrëdhëniet me Top Channel dhe ka vendosur të largohet nga ky televizion.
Lapsi.al shkruan se ai ka arritur një marrëveshje me vëllezërit Dulaku, pronarë të Vizion Plus.
“Burime nga kjo media flasin për një drekë të disa ditëve më parë ku mes pronarëve të Vizionit dhe Ballës është arritur marrëveshja përfundimtare.
Në këtë drekë, ku ka qenë prezent edhe një drejtues tjetër i një emisioni të rëndësishëm në Top Channel është vendosur që Ballës t’i bëhet gati studioja televizive për në janar.
Ende nuk dihet se sa herë në javë është propozuar të jetë emisioni i Ballës dhe çfarë ditësh (kur dihet që Vizion Plus ka tashmë dy emisione politike, Rudina Xhunga të hënën dhe Aleksandër Furxhi të premten).
Por një gjë është e qartë: palët janë në pikat e fundit të diskutimit të marrëveshjes. E këtë gjë e konfirmon edhe fakti se si kurrë ndonjëherë më parë, Sokol Balla, refuzoi të vinte fytyrën e tij, në këngën e përvitshme të Top Channel”, shkruan Lapsi.al.(TemA)