Statuti i Shkodres: “…historia e ligjit shqiptar fillon në Venezia, të paktën një shekull përpara publikimit të Kanunit të Lekë Dukagjinit, dhe është e shkruar në gjuhën latine dhe atë veneciane, ose më saktë në gjuhën veneciane të pasuruar me fjalë në latinisht.”
“Statutet e Shkodrës, u shkruan në vitin 1345 dhe qendruan në fuqi deri kur qyteti i Shkodrës u pushtua nga turqit në vitin 1469.” <– data gabim, duhet 1479.
Kjo pra ishte “distanca nga Europa” – ne ishim “si ata”.
Kështu shkruan shkrimtari Shkëlqim Çela.
Ai pyet më tej: çfarë ndodh dhe shton te ne vijnë turqit.
Ndërsa në Europë- zbulojne Amerikën, veç 13 vjet mëeë vonë. Gutenbergu s’kish shumë që kish shpikur shtypin – filloi publikimi i librave.
Lutheri fillonte revolucionin kultural të protestantizmit, që e ndriti botën me shumë se dielli vet (dhe vazhdon akoma)
Pastaj me radhë Koperniku, Kepleri, Galilei, Njutoni…
Pastaj revolucioni industrial, manufactura… makina me avull (Xhejms Watti) dhe motori me djegie të brendshme (revolucion po aq i vërtetë sa gjithë revolucionet politike)
“Shqipëria hante pilaf e hallvë këmbeëëkryq në rrogoz dhe mbulonte gratë. Europa mori trenin, ne ndenjëm në araba. Arabaxhi, ku? N’vorrabom! jalla-jalla…”, shton Çela.
Dhe pyet më pas: ju doni që unë të besoj se perrupia dhe zezlliku ynë filloi nga një llambë e pjerdhur vajguri ne 1941???
Hell no! Llamba e vajgurit kishte 500 vjet që kishte fillu. Llamba e vajgurit ishte vazhdë dhe rrjedhojë.
“Pa kuptu këtë, nuk do kemi asnjë shans me kuptu problemin nr.1 të Shqipërisë, që është problem thellësisht kulturor. Jo ideologjik, ideologjitë e dështuara dhe inferiore (si komunizmi i aplikuar tek ne) janë edhe ato rrjedhojë, pas parimit të madh “nuk vesh qeni breke”. Se është qen, jo se kanë faj brekët. Kaq e thjeshtë”