Italo SVEVO
Kur ndër krahë të kam, të gjithën,
të gjithën, mbështetur krejt tek unë,
prenë time të ndjej, më shumë se kurrë.
Afroj fytyrën pranë tëndes
dhe ende s’di ç’të bëj, të të ha,
a të të puth.
Por, te puthja qëndroj, se jam shpirtmirë,
dhe kjo ndjenjë shpirtmirësie,
kaq shpesh më ndjek
sa puthja për mua, shije kafshimi merr.
© shqipëroi Maksim Rakipaj