Nga Albina Gjergji
Janë disa helme,
pa t’cilat njeriu
s’mundet me jetue!
Si për shembull,
shikimi yt
që,
mbasi m’ka damtue
me rreze retinën
e syve,
e mbasi ka verbue
edhe rojet e portës
së zemrës,
vrapon si i çmendun
nëpër damarët
e trupit tim.
Si një i arratisun,
etun për liri,
kapërcen telat
me ferra,
që koha ndryshkë ka
nën shi,
erë
e stuhi…
E mandej ndalet!
Me duert në gjuj
që dridhen,
merr frymë.
E prapë nisë
vrapin e çmendun
drejt askundit
të gjithkundit…
Në mue.
Janë disa helme,
pa t’cilat njeriu,
s’mundet me jetue…
Si për shembull,
zani yt,
ecja,
qëndrimi,
buzëqeshja,
pritja me të takue,
dëshira me u zbukurue,
mendimi me të refuzue…
Oh,
janë disa helme,
pa t’cilat njeriu…
domethanë, unë
s’mundem me jetue!
Si për shembull
ekzistenca jote në mue
mbushë me
mungesa
heshtje
mesazhe
takime
ndamje
rikthime…