Shostakovich: Një kuartet për ata që na lanë, simfonitë e mia janë varreza

“E kompozova këtë kuartet ideologjikisht të dënueshëm… I thashë vetes se nëse më duhej të vdisja një ditë, askush nuk do të mendonte të shkruante një vepër për të më kujtuar. Kështu që vendosa ta shkruaja vetë”.
Në muzen e “Shtëpisë me gjethe”, u mbajt një koncert nga kuarteti “Archidea” me pjesë nga kompozitori rus Soloschovitch dhe nga opera “Mrika”.
“Ju mund të vini në kopertinën e tij: ‘Dedikuar kujtimit të autorit të këtij kuarteti’. Unë ndjej dhimbje për ata që u vranë nga Hitleri, për ata që kanë vdekur prej komandës së Stalinit. Unë vuaj për të gjithë ata që u torturuan, u qëlluan ose u lanë të vdesin nga uria. Shumë nga simfonitë e mia janë varreza. Shumë nga njerëzit tanë kanë vdekur dhe janë varrosur në vende të panjohura nga askush, madje as nga të afërmit e tyre. Ku do t’i vendosni varrezat? Vetëm muzika mund ta bëjë këtë për ta. Unë do të shkruaj një pjesë për çdo të rënë, që nuk është në gjendje ta bëjë këtë, dhe kjo është e vetmja arsye pse unë ua kushtoj muzikën time gjithësecilit prej tyre”, ka thënë Dmitri Chostakovich. Muzika e tij u interpretua nga kuarteti i harqeve “Archidea”.
8 DHJETORI 8 Dhjetori është shpallur si Dita Kombëtare e Rinisë nga Kuvendi i Shqipërisë, në vitin 2009, në nderim të Lëvizjes së Studentëve të Dhjetorit të 90-ës që u bënë iniciatorë të kthesës më të madhe historike. Me shprehjen “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, një grup studentësh të Universiteteve të Tiranës, përkrahur nga pedagogë të tyre, e vranë të parët frikën dhe sollën rënien e komunizmit dhe lindjen e demokracisë me anë të protestave paqësore. Në protestat e tyre, të rinjtë shqiptarë kërkuan ngritjen e sistemit të vlerave perëndimore dhe të shtetit të së drejtës; integrimin në Europë dhe garantimin e pluralizmit politik si bazë kryesore për një shoqëri të lirë e demokratike. Të rinjtë u bënë iniciatorë të dhënies fund të epokës së vetëizolimit dhe sundimit ideologjik dhe të hapjes rrugë të ekonomisë së tregut dhe shoqërisë së hapur. Studentët protestues të Dhjetorit ’90 kishin aspirata dhe ideale të larta kombëtare, të cilat mbeten shkolla më e mirë e demokracisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *