Susanna TAMARO
Prej sa dhëmbjesh janë bërë jetët tona?
Sa prej tyre janë të shmangshme?…
Ndonjëherë më shkon mendja se në çastin e vdekjes
s’do të na kalojë tërë jeta para syve,
ashtu si thonë, por një pjesë e vogël e saj.
Gjeste dashurie të munguar…një përkëdhelì që nuk bëmë,
një mirëkuptim që nuk dhamë…
dhe gjithçka që na ka ikur duarsh
nga mendjelehtësia, egoizmi,
ngutja….
dhe fillon e dhemb zemra.
Por koha tashmë ka kaluar dhe mbrapsht nuk kthehet.
© shqipëroi Maksim Rakipaj
(Shkrimtarja e njohur italiane Suzana Tamaro mbush sot 60 vjeç; në vitin 1981 shkroi romanin e saj të parë, që nuk ia pranoi asnjë shtëpi botuese (arriti ta botojë më 2014). Në vitin 1994 botoi romanin e saj më të suksesshëm “Va’ dove ti porta il cuore” që u prit mjaft ftohtë nga kritika letrare italiane, ama nëpër botë u shitën 15 milion kopje nga ky libër, që u shndërrua në bestseller; u botua dhe në shqip)