Në intervalin mes vdekjes dhe lindjes frymojnë dy lloje shpirtrash. Njëri lloj –shpirti i mallkuar. Këtij shpirti është vështirë t’i gjendet barku, në të cilin do të mund të lind. Këta shpirtra janë quajtur shpirtra të këqij. Lloji i dytë i përfshin shpirtrat e mirë. Këta janë quajtur Deva (hyjnor). Edhe për këta shpirtra është vështirë të gjendet ndonjë bark nëne. Në mes këtyre dy ekstremeve ndodhen të gjithë shpirtrat që nuk ndryshojnë shumë njëri nga tjetri, përveç në variacione karakteristikash, personalitetesh dhe qëndrimesh mentale. Përgjithësisht i takojnë llojit të njëjtë, vetëm se përvojat u ndryshojnë.Më parë kam thënë se pasi të zgjoheni, do të arrini t’i kujtoni ëndrrat në maksimum deri në një orë. Po në këtë mënyrë pas lindjes së sërishme, në gjashtë muajt e parë, personit i kujtohet gati gjithçka. Me kalimin e kohës, kujtesa humb. Personi me imagjinatë të zhvilluar apo sensibilitet të madh, ndoshta do të mbaj mend më gjatë, por vetëm nëse ka ushtruar dhe ka tejkaluar vetëdijen në jetën e tij të kaluar. Atëherë do të jetë në gjendje të mbaj mend më gjatë.
Muajt e fundit të jetës duhet t’i kushtohen Sadhanu-së, ushtrimeve shpirtërore. Mirëpo, kjo përgatitje nuk mund të të jepet në momentin e vdekjes. Kjo duhet ushtruar! Vetëm personi që është përgatitur në gjashtë muajt që pasojnë vvdekjen, mund të jetë i ushtruar në gjashtë muajt e parë, pas lindjes. Në jetën time kam takuar miliona njerëz, por asnjëri prej tyre nuk më ka pyetur se
ç’ndodh para lindjes – me mijëra më kanë pyetur: Çka pas vdekjes?
Gjithmonë kam menduar pse njerëzit lindjen a kanë pranuar pa bërë asnjëpyetje? Pse edhe vdekja nuk është pranuar në mënyrë të njëjtë?
M’u kujtua… Mulla Nasradini lajmërohet në një shpallje për punësim në anije. Njëri prej anëtarëve të komisionit i parashtron pyetjen: “Nëse deti është i trazuar, era shtrëngatë, ç’do të bëje ti për ta shpëtuar anijen?”
“Kjo nuk është problem. Do ta hidhja spirancën për ta mbajtur drejtpeshimin e
anijes!”-përgjigjet Nasradini.
I njëjti vazhdon: “Supozojmë se vjen edhe një valë e madhe sa bjeshka?”
Nasradini ia kthen: “Asgjë-edhe një spirancë!”
“Paramendojeni një tajfun të fortë?!”– këmbëngulë komisioni.
“Asgjë, prapë edhe një spirancë!”-thotë Nasradini.
Në fund ata të komisionit nuk durohen: “E ku do t’i marrësh tërë ato spiranca?!”
Nasradini ua kthen: “Nga i njëjti vend ku i morët edhe ju të gjitha ato valë e
tajfune. Ju shkoni e merrni tuajat e më pas unë do t’ju sjell spiranca e spiranca”.