Në kuadër të muajit të letërsisë, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, në bashkëpunim me bibliotekën e qytetit, ka promovuar vëllimin me tregime dhe poezi të autores shqiptare me banim në Paris, Mimoza Kuchly. Aktiviteti erdhi si një bashkëpunim i frytshëm mes bibliotekës së universitëtit dhe asaj të qytetit dhe u moderuar nga Znj Teuta Dhima. Aktiviteti.
Lidhur me këtë aktivitet, pedagogja Alisa Velaj u shpreh: “Ky aktivitet dëshmon edhe një herë se në Shqipërinë tonë lexohet dhe brezat e rinj nuk e kanë humbur interesin për librin. Dialogu i ngrohtë mes shkrimtares Kuchly dhe studentëve tanë konfirmon edhe një herë se libri shqip ka një interes në rritje për brezin e ri”. Studentja Studentja Sidorela Elmazi do të hapte e para dialogun me autorin me një pyetje mbi tregimin “Pasqyra”.
Ajo e pyeti znj Kuschly nëse pasqyra përtej të qenit një objekt fizik, është edhe një dritare prej nga ku ajo zhbiron botën shpirtërore të personazheve të saj. Më pas erdhën pyetje dhe opinione mbi librin e shkrimtares Kuschly nga znj Lindita Tepshi, znj Teuta Dhima dhe nga studentë si Enida Muça, Izaura Hysenaj, Manjola Hushi, Manjola Loli, Eriselda Toska etj etj. Disa nga analizat dhe impresionet e pjesëmarrësve në këtë aktivitet, nga më të bukurit e zhvilluar në këto vite, në bibliotekën e universitetit “Aleksandër Moisiu” po i sjellim sot në gazetën “Nacioanl”, ku pak kohë më parë është botuar për lexuesit tregimi “Pasqyra” i Mimoza Kuchly.
Teuta DHIMA
“Rrëfej unë, gruaja”, një histori sprovash
Duket sikur Mimoza Kuchly, i ka paracaktuar gjini rrëfimit të saj duke e titulluar vëllimin me tregime “Rrëfej unë gruaja”. Linja të buta, rrëfim që të lë mbresa për një figuracion të pasur dhe përshkrim të imët në funksion total të përndezjes së fantazisë. Rrëfimi është rrugë e drejtë, pa kthime të thella retrospective dhe kalime në kohë. Autorja luan herë pas here rrengje të vogla për ta bërë lexuesin pre të kureshtisë dhe këtë e arrin këndshëm, pa të lodhur me situate të pakuptimta dhe mugesa lidhjesh logjike.Mimoza luan me fjalët zgjuarsisht dhe i përdor ato në momentin e caktuar, për të përftuar situatën. Tematika e tregimeve të Mimozës është tejet aktuale. Një realitet aq i prekshëm saqë ndërsa lexoja mendoja: – kjo më ka ndodhur edhe mua, po edhe shoqes sime apo motrës. Ngjarjet për të cilat Mimoza rrëfen, me të vërtetë mund t’i kenë ndodhur gjithkujt, por ajo ka marrë guximin t’i rrëfejë dhe i rrëfen ato nga një pozicion solid: “Rrëfej unë gruaja”.
Mimoza rrëfen në vetën e parë, merr përgjegjësinë të përfaqësojë. Të përfaqësojë gruan që vuan për humbjen e një njeriu të shtrenjtë, gruan këtë krijesë delikate, balerinë. Gruan që dashuron të tjerët, por mbi të gjitha ka shumë dashuri për veten. Dashuri kjo që e bën atë të vendosur për zgjedhjet e saj edhe pse në ndonjë cast ndihet e dyzuar dhe, siç thotë autorja: – ku ka dashuri nuk ka mëkat.
Gruaja që “ndeshet” në betejë me cigaren e fundit dhe fiton ajo, në emër të jetës që krijohet Brenda saj. Gruaja që i rrëfehet pasqyrës dhe “përplaset” mureve të ngushta të këtij komunikimi delikat dhe del fitimtare duke mos e lejuar pasqyrën t’i gjykojë shpirtin, por vetëm fizikun e saj që nuk arrin të riprodhojë. Gruaja për të cilën Mimoza Kuchly rrëfen, bëhet nënë nga fëmija që nxjerr nga shpirti dhe jo nga trupi i saj. Gruaja që merr testament mirënjohjeje, për dashurinë që përcjell si bijë shpirtërore. Gruaja, e dashuruara, e tradhtuara, gruaja shoqe dhe mike.Ajo që kalon në etapat e jetës pa iu dridhur syri. Kalon nëpër:
më të ëmblën, dashurinë
më të vështirën ndarjen
më të dhimbshmen lamtumirën
dhe më të bukurën rigjetjen.
Por, në rrëfimin e Mimozës nuk ka vetëm gra protagoniste, ka edhe burra. Figura e tyre del në mënyrë të drejtë përdrejtë ose jo të tillë, nëpërmjet situatave të ndërthurura me aq delikatesë nga autorja. Të gjitha tregimet e Mimozës sjellin një histori të veçantë, por unë do të doja të ndalesha pak tek një tregim në veçanti. Ai titullohet “Vegimi” dhe nis kështu:–Kapakët më rëndonin sikur të ishin bartës të dy copa tullash. Nëse në tregime te tjera rrëfehet nga pozicioni i një gruaje, në këtë tregim rrëfen në pozicionin e një burri. Ajo jo vetëm që realizon personazhin, por arrin të përshkruajë edhe gjendjen e tij të dyzuar gjatë përjetimit të vegimit. Paralelisht autorja krijon dy persoazhe dhe i vesh me tis magjie: ajo e djalit që tërhiqet nga bukuria e shtojzovalles dhe figura e vajzës së brengosur e cila vajton humbjen e mikut të saj, të cilin e ka vrarë rrufeja në pyll bashkë me të dashurën. Mimoza rrëfen perms vegimit ndaj, i lejohen të gjithë hamendësitë në zgjidhjen e konfliktit. Ishte ditëlindja jonë atë ditë dhe ai nuk duhet të dilte, -thotë vajza e pyllit. Mjafton kaq për t’u krijuar ideja që vajza e bukur si njështojzovalle pylli është vajza e tradhtuar. Përmes një shkallëzimi situatash dhe futjen e dialogut mes dy infermierëve në spital, autorja jep zgjidhjen: ditën kur djali u dogj me të dashurën në pyll, ishte 25 vjetori i tij dhe vajza që vajtonte humbjen ishte motra e tij binjake. Nga përshkrimi përmes vegimit, kalon në realitet. Vajza shtojzovalle është e vërtetë me gjithë dhimbjen e saj dhe është një mjeke, ndërsa personazhi ynë i gjallë dhe i shpëtuar prej saj. Në pamje të pare të krijohet përshtypja se personazhet e tregimeve të Mimozës nuk pësojnë transformime rrënjesore gjatë rrjedhave të rrëfimit. Kjo është një zgjedhje personale e saj për të mos qenë thjesht një pasqyruese transformimesh. Mimoza lë vend për nënkuptime, transformimi i personazhit nis, ceket në rrëfim dhe zhvillohet në mendjen e lexuesit. Kjo bën që rrëfimi i Mimozës të lërë shije. Një shije të forte që nuk e harronkollaj. Autoren do ta quaja mjeshtre të detajeve. Ajo përdor përemrat vetorë në disa tituj tregimesh edhe në titullin e vëllimit: Rrëfej Unë gruaja; Unë, ai dhe baleti. Nëpërmjet këtij përdorimi ajo fiton një pozicion tjetër në rrëfim dhe e gjallëron atë. Luan me ngjyrat, të kaltrën e detit, të kuqen përndezëse dhe sensual në funksion të përshkrimt të gjendjes shpirtërore të personazheve të saj. Në hyrje të çdo tregimi autorja ka përzgjedhur një citat nga mëndjendriturit e kohërave.Janë këto citime si korniza kuptimplotë të rrifimit të saj si një lloj parashtrimi dhe parapërgatitjeje e situates dhe asaj që do të ndodhë më pas. Është strategjike zgjedhja e saj, pasi të grish ta lexosh, të bën kurioz për tëa rritur deri në fund,ku të presin zgjidhje të gjetuara dhe mbresëlënëse. Askush nuk do të rrëfente më mirë ,më bukur, më hapur se një grua për një grua. Kjo e ka bërë Mimozën të dalë fitimtare në rrëfimet e saj. Të shprehë atë që secila prej nesh mund ta ketë përjetuar e mund t’i ketë ndodhur në të përditshmen e saj, por që nuk ka marrë lapsin për ta hedhur në letër dhe për ta ndarë me mijëra të tjerë për të na sjellë një histori sprovash.
Studentja Sidorela Elmazi do të hapte e para dialogun me autorin me një pyetje mbi tregimin “Pasqyra”. Ajo e pyeti znj Kuschly nëse pasqyra përtej të qenit një objekt fizik, është edhe një dritare prej nga ku ajo zhbiron botën shpirtërore të personazheve të saj.
Izaura HYSENAJ
“Rrëfej unë, gruaja” është një varg historish thellësisht të sinqerta, ku pikë së pari dallojmë një gjuhë shqipe tejet të bukur, me zhdërvjellësinë e së cilës mrekullohesh që në çastin e parë të leximit të tesktit. Një spirale e tërë ndijimesh dhe perceptimesh, të clat me shumë se të shprehura me finesë dhe elegancë janë te mbuluara herë-herë me petkun e heshtjes, duke na shpënë drejt meditimeve ekzistenciale. Në çdo novelë dhe tregim të këtij libri ndeshesh me figura femërore të përjashtuara nga gracka e kompromiseve të diktuara nga shoqëria. Një zjarrmi që shkakton djegie, përçudnime, pezmatim lëkure dhe është i gatshëm të të hedhe pa ndrojë ne vallen e mëkatit. Lajtmotivi në tregimin “Cigarja e fundit” qëndron pikërisht në guximin për te jetuar jetën. Një metaforë e ngritur mbi cigaren, një zjarr që të çon drejt kancerit vihet përballë një jete të lindur nga një tjetër zjarr. (Cituar nga tregimi). Cigarja, një katalizator që të shpie në qerthullin e joshjeve mefistofelike, ndaj të cilave kemi një qasje të përhershme dhe dashuria, emblema e vet ekzistencës sonë vihen përballë njëra-tjetrës, ku triumfi i takon kësaj të fundit. Në vijimësinë e çdo proze, personazhet jane në kërkim të parreshtur të evoulimit të metejshëm, të dëshirave shpirtërore dhe sidomos të thelbit të vetvetes. Ky kerkim nuk i ankoron ato në një vendodhje të qenësishme dhe as nuk i permbush, pasi udhëtimi i tyre vazhdon akoma, siç shkruan Lessing: “Nuk është e rëndësishme gjetja e së vërtetës, por kërkimi i vazhdueshëm i saj”. Në këtë kërkim nuk mungon as intrigimi që sprovon dëshirën për të vazhduar përpara. Në prozën “Ai, unë dhe baleti” citoj: “Jeta është treni, nuk është stacioni ku ai ndalon“. Pikërisht kjo është esenca që dallon ata që jetojnë, nga ata që thjesht frymojnë. Mbresa të pashlyeshme në këto tregime të lë padyshim dhe aftësia e secilës grua për të kaluar caqet. Ato shembin muret e zymtësise dhe te frikës, duke u hapur ndaj emocioneve dhe ndjenjave. Është pikerisht ky guxim që krijon përfytyrimin se ne këtë libër rrëfimet janë plot vërtetësi. Ato thjesht presin që lexuesi të shfletojë faqet e librit. Rrëfimi joshës i çdo gruaje pason pjesën tjetër.
Enida MUÇA
Të jesh një mik i librit, do të thotë të përkedhelësh mendjen dhe shpirtin me larmishmërinë e një fjalori të mrekullueshem, ku mund të besosh verbërisht idetë dhe ndjenjat e tua. Të njëjtën gjë arrijmë ta perceptojmë edhe tek libri i autores Mimoza Kuchly “Rrëfej unë, gruaja”, i cili trajton neë një mënyrë mjaft delikate figurën e gruas, karakterin e saj të brishtë dhe në të njëjtën kohë guximtar, ku shpesh herë asaj (gruas) i duhet të marrë në dorë frerët e jetes. Nëpërmjet një gjuhe të gjallë dhe të pasuruar me mjete stilistike, shkrimtarja arrin të depertojë thellë, aty ku vet njeriu humbet në mendimet e tij. Ndonëse titulli i librit paralajmëron një rrefim që na vjen përmes gruas, shohim se në brendi të vëllimit, dy nga tregimet rrëfehen nga gjinia e kundërt, meshkujt Shkrimtarja ka bërë një gjetje të goditur, duke sjellë tek lexuesit ndjesitë, tërheqjet dhe çdo ngacmim të botës meshkullore. Pra një këndvështrim se si perceptohet femra nga gjinia e kundërt. Autorja sjell në tematiken e librit të saj me tregime e novela, nje aromë mjaft të këndshme të Parisit, qytetit ku ajo ka kaluar nje pjesë jo të vogël te jetes se saj. Mendoj se shkrimtarja Kuchly duhet përgëzuar për natyrshmërinë dhe pastërtinë që përdor ëe menyren e të rrëfyerit. Të qenurit realist në jetë, do të thotë të zhveshesh çdo pjesë të trupit e mendjes njerezore, perballë mijërave arsyetimeve e turbullimeve që vërtiten nëpër kokat tona. “Jeta ka etapat e saj: më e ëmbla është dashuria, më e vështira është ndarja, më e dhimbshmja është lamtumira, më e bukura mbetet rigjetja” shkruan Kuchly. Rjedhimisht njeriut i duhet të mos kaplohet përherë nga dëshira për të triumfuar kudo, sepse në jetë uljet dhe ngritjet jane të shumta, por ato për të cilat ia vlen të luftojmë pambarim janë natyrshmëria dhe kthjelltësia shpirtërore. Vetëm kur njeriu krijon paqe mes shpirtit dhe mendjes se tij është i gatshëm për ta pare jetën në sy. Duke adhuruar të bukurën dhe shpirtëroren, bota rreth nesh do të kthehet në parajsën më të bukur dhe njerëzit do të jenë qeniet me përsosura që do të shkelin mbi tokë.
Manjola LOLI
Autorja ka një stil të treguari që prek çdo shqisë të botës femërore. Është koha e një rizgjimi të bukur shpirtëror, Personazhet përpiqen të gjejnë destinacionin më të mrekullueshëm, atë të dashurisë Në të vërtetë, ajo që ne konsumojmë nuk plotëson nevojat bazë dhe ushqimi i shpirtrave tanë eshtë dashuria Kuchly konstaton, nxjerr në dritë dhe zbërthen një fakt tejet tronditës: “Ka me shumë fëmijë se nëna, ka më shumë dhimbje se dashuri“. Në atmosferën e çdo tregimi apo novele, paraqiten personazhe që duket sikur plotësojnë njëri-tjetrin. Rrëfimi “Ai,une dhe baleti”, prej fillimit e deri në fund, sjell para syve të lexuesit një pamje të mrekullisë, me imazhet e përkedheljeve, baletit, mjellmave etj etj.
Eriselda TOSKA
Femra është ndër krijesat më të brishta që ka krijuar Nëna Natyrë. Krijesa më e bukur dhe më e përsosur që ekziston. Po a jane te gjithë të ndergjegjshem për këtë fakt? Sigurisht që jo! Është kjo një e vertetë që sa vjen dhe bëhet më e pranishme në jetën tonë, pasi femrën e privojmë nga shumë gjëra që për çdo qenie tjetër jane thelbësore dhe jetike. Shoqëri të ndryshme i privojnë femrat nga të drejtat e tyre, ku më kryesorja eshte ajo e te qenit E LIRË. Mimoza Kuchly përmes vËllimit me tregime dhe novela “Rrëfej unë, gruaja” na përcjell mesazhin se është koha për ndryshim. Sipas autores është koha që femra të qëndrojë me stoike se kurrë, e pamposhtur me të gjitha të drejtat e saj. Liria nuk duhet t’i mungojë askujt nga ne. Femrat e rrëfimeve të Kuhlyt përcjellin mesazhe të fuqishme të lirisë, dashurisë, lumturisë, mëmësisë etj etj. Pasi ne jemi ajo krijesa e brishte dhe delikate që Nëna Natyrë ka krijuar. Para së gjithash liri brenda nesh. Liri dhe vetëpërmbushje