E di, ti zakonisht nuk përqafon

 

Marya HORNBACHER

E di, zakonisht ti nuk përqafon,
ndaj të pyeta, në mund të t’përqafoj,
pun’e madhe po s’iu përgjigje përqafimit,
por thashë, meqë ke disa kohë këtu,
dhe prej javësh asnjë përqafim s’ke marrë,
mendova se një do të të duhet.

U përkula dhe si e mpirë e përqafova.
Ai u shtërngua fort pas meje, fort
dhe kjo prekje kaq befasuese qe,
ai njeri i vogël kaq i ngrohtë, i nxehtë,
saqë mora frymë thellë dhe fillova të qaj.

“Përqafimet bëjnë shumë mirë”
tha ai, lehtaz duke më rrahur shpatullat.
“Po deshe, nesër përsëri të përqafoj”…
Dhe unë, si e humbur u ndjeva…

© shqipëroi Maksim Rakipaj

(Poete bashkëkohëse amerikane, Marya Hornbacher 1974)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *