Pse nuk duhen lënë lule te monumenti “Nëna Shqipëri”?

A duhen lënë lule te monumenti Nënë Shqipëri?

Mendimet janë të ndryshme. Monumenti është realizuar nga skulptori i njohur Kristaq Rama, por nuk ka të bëjë me faktin se vepra u realizua nga babai i kryeministrit aktual të vendit. Përtej faktit që vepra ka autor Kristaq Ramën e bashkautorë Muntaz Dhramin e Shaban Hadërin, pyetja ka të bëjë me simbolikën e kohës kur u realizua.

Kastriot Dervishi e lidh atë me njeriun e ri, kur shkruan: lule te monumenti i nënës së “botës së re”

Sipas tij, shtatorja “Nënë Shqipëri” simbolizon nënën e komunistëve të vrarë për një “botë të re” (komuniste). Ndër të tjera kjo jepet simbolikisht me yllin e kuq, i cili për efekt të shtatores nuk mund të ngjyroset. Dervishi shënon se jetojmë në një rend kapitalist, por nderohet “bota e re” (komuniste) që ekziston në të vërtetë në Kore të Veriut. Sipas Dervishit, sikurse e dini, komunistët janë internacionalistë, pa atdhe. Kësisoj edhe këto simbole janë pjesë e trashëgimisë komuniste, pjesë e pandarë e propagandës dhe trushpëlarjes.

One comment

  • monumenti nene shqiperi eshte i njete me simbolin e perendeshes leida qe ne dore mban pelikanin zeus por sidomos me sakte eshte harpia ilire e gjetur ne varreze ushtari ilire, harpia eshte trup zogu me koke njeriu.

    Reply

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *