Një lajm i mrekullueshëm për kinematografinë kosovare: Astrit Kabashi fiton çmimin si aktori më i mirë me filmin “BABAI” në Premiere Plans -Angers Film Festival në Francë!
Astrit Kabashi ka luajtur rolin e babait në filmin me të njëjtin titull me regji të Visar Morinës. Loja e tij dhe vetë shndërrimi i Kabashit në rol janë vlerësuar edhe nga Franca.
Filmi në fjalë është cilësuar si një ndër filmat më të mirë shqiptarë në vitet e fundit. Ky është çmimi i dytë për Kabashin dhe çmimi i 17-të për filmin “Babai”.