Nga Salvatore Quasimodo
Thoje: vdekje, heshtje vetmi;
siç dashuri, jetë. Fjalë
të përfytyrimeve tona të përkohshme.
Dhe flladi ngrihej lehtas çdo mëngjes
dhe koha ngjyrë shiu e hekuri
kaloi mbi gurë,
mbi oshëtimën tonë të mbyllur të të mallkuarve.
E vërteta është ende larg.
Thuamë, njeri i çarë dysh mbi kryq,
dhe ti me duar të mëdha të përgjakura,
si do t’u përgjgjem atyre që do pyesin?
Tash, tash: para se tjetër heshtje
të pushtojë sytë, para se tjetër fllad
të ngjitet dhe tjetër mllef të lulëzojë.
Përktheu: Beti Njuma