Mariah Carey ka një unazë me një diamant “gjigand” në gishtin e saj. Aq sa, në fakt guri i çmuar 35-karat është më i madhi i një unaze fejese në historinë e shoubizit.
“Është kaq e rëndë. Unë nuk mund ta çoj dot krahun tim lart!”, bëri shaka 45 vjeçarja, duke folur për fejesën e saj me miliarderin australian James Packer në E!News të premten, një ditë pasi ata dolën në publik për herë të parë si të fejuar.
Carey më tej ka shtuar se James Packer është një njeri speical dhe po bëhet çdo ditë e më romantik.
Unaza diamant është dizenjuar nga Wilfredo Rosado dhe është më shumë se dyfishi i peshës së diamantit 17-karat, që Mariah Carey mori nga ish-bashkëshorti i saj Nick Cannon në vitin 2008. (Pasqyre.al)