Kur dashuria të thërret, ndiqe
Edhe përmes shumë rrugëve të saj të lodhshme në rrëpira.
Edhe kur krahët e tu të mbështjellin, a të braktisin.
Nuk ka rëndësi nëse shpata e fshehur mes pendëve mund të të vrasë.
Beso tek ai, megjithëse zëri i tij mund të të grimcojë ëndrrat e lulet në kopështin e shpirtit tënd.
Kur dashuria të thërret, ndiqe.
Ai di të përkëdhelë momentet më të buta, edhe kur dridhen në diell.
Ndiqe!
Do të të presë si lëndina që rrit barin, si qielli që zbardh kallinjtë, si makina që shin grurin.
Kur dashuria të thërret, ndiqe.
Ke për të njohur të gjitha sekretet e zemrës tënde, ashtu siç do të jesh padrone e çdo fragmenti të jetës.
Mos ki kurrë frikë nga dashuria.
Hyr në botën e saj.
Jeto stinët e buzëqeshjes, si edhe ato të të qarës.
Do të zbulosh të mos i duash lotët e saj.
Kur dashuria të thërret, ndiqe.
E lëre të të drejtojë.
(Përktheu për pasqyrë.al-Entela Hoxha)