David Bowie ia ka lënë gjysmën e pasurisë së tij, bashkëshortes Iman dhe dy fëmijëve të tij,
Ylli i muzikës dhe skenës, 69-vjeçari vdiq në fillim të muajit pas një beteje me kancerin. Pas leximit të testamentit, sipas vullnetit të tij, Bowie i ka lënë Iman, gjysmën e pasurisë me vlerë 100 milionë dollarësh, së bashku me shtëpinë e përbashkët të tyre në Nju Jork. Pjesa tjetër është e ndarë në mes të djalit dhe vajzës së tij.
Aty u zbulua gjithashtu se David Bowie kishte kërkuar që hiri i tij të shpërndahej në Bali në një ritual budist.
Testamenti i këngëtarit u hap dje në Manhatan.
Këngëtari i ka lënë po ashtu 2 milionë wordpress dollarë asistentes së tij, Corinne Coco Schwab dhe 1 milion dollarë ish-dados së të birit, Marion Skene.