“E më pas bëni dashuri” nga Alda Merini

 

E më pas bëni dashuri.
Jo seks, vetëm dashuri.
E me këtë
kam parasysh
puthjet e ngadalta në buzë, në qafë,
në bark,
në shpinë,
kafshimet në buzë,
duart që enden,
e sytë në sy.
Kam parasysh përqafime të shtrënguara sa të bëhesh një gjë e vetme, trupa të mbërthyer e shpirtra në përplasje, përkëdhelje në gërvishje,
të zhveshur bashkë me frikën, puthje në dobësi
në shenjat e një jete
që deri atë moment
kishte qenë pak e venitur.
Them për gishtat në trup,
që krijojnë yjësi
thithin parfume
zemra që rrahin së bashku
frymëmarrje që udhëtojnë
me të njëjtin ritëm.
E më pas buzëqeshjet,
të sinqerta pas do kohe
që nuk qenë më.
Ja,
bëni dashuri e mos ndjeni turp
se dashuria është art
e ju kryevepra.

(Në shqip për pasqyrë.al nga Entela Hoxha)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *