Një mbrëmje me re, e ftohtë
me një dritë që shpjegon mes të tjerash, rrugën
e jetës sime, kjo marrëveshje e paqartë
kujtimesh në heshtje, nën zë
me mua, me ty, të përhumbur dobësisht.
Qëndrohet ndonjëherë, vetëm, në zgjimin
e një rrëfimi pezull, atëherë të vetëm,
të panjohur për njëri-tjetrin,
dhe tani të bashkuar
nga kujtesa se asgjë nuk na ndan.
Keqardhja më dhemb, nëse më thua:
“Do të mjaftonte që atë ditë …”, të buzëqesh
trishtueshëm në mosbesim të di,
se nuk arrita në kohë,
sa xheloz për ty, për të kaluarën tënde,
të paktën shoh vështrimin tënd të dashurisë
në takimin e parë.
Por, ndoshta është e drejtë të besoj
se atëherë ti do më kishe humbur:
si një djalosh që lihet pas
nga frika e të qenit e lumtur.
(Përktheu për pasqyrë.al- Entela Hoxha )