Bëj gjithë ç’mundem
që dashuria ime
mos të të shqetësojë,
të shoh fshehurazi,
të buzëqesh kur nuk më sheh.
Vë shikimin e shpirtin tim kudo ku
do doja t’i pushoja puthjet e mia:
mbi flokët e tu,
mbi fytyrën tënde,
mbi buzët e tua,
kudo ku përkëdheljet
kanë mundësi lirie.