E BUJSHME/ Arrestohet në Moskë ideatori i lojës vetëvrasëse “Balena Blu”

 

Është arrestuar më në fund në Moskë, ideatori i lojës vrasëse “Balena blu”. Media prestigjioze si The Telegraph, The Indipendent bëjnë me dije se arrestimi i Ilya Sidorov është bërë dy ditë më parë.

26-vjeçari, me punë postier, akuzohet se ka krijuar një lojë online që ka dërguar më shumë se 32 adoleshentë drejt vetëvrasjes.

Loja, ju vinte të rinjve një sërë detyrash, që kulminonin me vetëvrasjen.
NË SHQIPËRI

Një 12-vjeçare nga rrethinat e Gjirokastrës i ka shpëtuar aktit final të lojës “Balena blu”, që shtyn adoleshentët drejt vetëvrasjes, falë vëmendjes së shokëve të klasës.

Ata kishin vënë re ndryshimet e saj në gjendje emocionale dhe sjellje deri edhe shenjat e vetëplagosjes.Vajza ishte në ditën e 33-të të lojës që zgjat 50 ditë. Ajo kishte 10 ditë pa ushqim . Vajza përdorte telefonin e një shoqeje dhe udhëzimet i merrte në pushimin e gjatë.
Sipas burimeve nga Drejtoria Arsimore Rajonale Gjirokastër, prindërit e vajzës nuk e kanë pikasur pasi vuajnë nga probleme psikologjike. Me vajzën po kujdesen psikologët, ndërsa është bërë edhe denoncimi pranë Zyrës së Krimit Kibernetik.

“Fëmija kishte arritur deri aty sa lëndonte veten, kishte ditë pa ngrënë dhe pa pirë, një pjesë e udhëzimet të kësaj loje është edhe kjo. Një vajzë, të cilës i di vetëm emrin, i ka ofruar telefonin e saj dhe merrte udhëzime në pushimin e gjatë”, thotë Drejtorja e Drejtorisë Arsimore të Gjirokastrës, Lindita Rova.

SI FUNKSIONIN, SI TË DALLONI FËMIJËT
jë person i quajtur kurator, kontakton fëmijët e moshave të vogla nëpërmjet rrjeteve sociale dhe i fton të bëhen pjesë e lojës. Loja konsiston në sfida makabre, të paimagjinueshme për fëmijë të atyre moshave por as për të rritur: mungesa në shkollë, vonesa në shtëpi, sherre me prindërit, që do të çonin edhe në fothje të marërdhënies prind-fëmijë duke e bërë fëmijën ende më të ekspozuar ndaj lojës së frikshme . Sfidat konsistojnë në prerjen e krahëve për të vizatuar një balenë, zgjimi në orën 4:20 të mëngjesit për të parë video të frikshme të cilat i dërgon kuratori, dëgjimi i muzikës depresive dhe në fund sfida finale e cila konsiston në hedhjen nga një ndërtesë e lartë. Fëmijët janë një pre e lehtë për mendjen e sëmurë të personave që e kanë krijuar këtë lojë. Ekspertë nga e gjithë bota bëjnë thirrje të vazhdueshme për prindërit që të tregojnë kujdes maksimal dhe të kontrollojnë kohën që kalon fëmija në internet.

ARRESTIMI DHE RUSIA
Mail Online njofton se ai u ‘dorëzua’ gjatë marrjes në pyetje, kur u pyet për mënyrën se si udhëzoi një nxënëse të hidhej nën një tren në metro.

Sidorov u arrestua në një çati të Moskës dhe u dërgua në rajonin Chelyabinsk në Urale për t’iu përgjigjur akuzave se si ka nxitur një vajzë 13-vjeçare të vrasë veten.

Ka pasur një numër të madh incidentesh të raportuara në Rusi. Vetëm muajin e kaluar një vajzë 14-vjeçare u dërgua në spital me plagë me thikë pasi u përpoq të bënte vetëvrasje.

Ekziston frikë në rritje për rreziqet që paraqiten nga grupet online, të lidhura me atë që njihet si sfida e “Balenës Blu” edhe pse nuk ka pasur raporte të konfirmuara që e lidhin lojën direkt me vetëvrasjet.
Grupet e ashtuquajtura “Balena Blu” raportohet se gjenden në një sërë vendesh përfshirë Rusinë, Ukrainën, Portugalinë, Spanjën, Britaninë dhe Francën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *