Herman Hesse: Sepse të dua

Sepse të dua,

natën kam ardhur tek ti,
kështu,

vrullshëm e me mëdyshje
e ti nuk do mundesh të më harrosh kurrë
shpirtin tënd kam ardhur të vjedh.

Tani, ai është i imi-

më përket i gjithi
në të mirë e në të keq,
nga t’dashurit tim të guximshëm e të vrullshëm
asnjë engjëll nuk do t’mundet të të shpëtojë.

(“Sepse të dua” është poezia më apasionante dhe romantike e Herman Hesse. Pak vargje që e përshkruajnë vrullin e pasionit, nga i cili asnjë qenie njerëzore nuk mund të ikë. Përkthimi për pasqyrë.al @Entela Hoxha)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *