“Mbretëresha e Malësisë”, rrëfimi për gruan e jashtëzakonshme

 

Po i shkundja këpucët jashtë gjykatores së akullt në qytetin e zymtë të Mitrovicës, në veri të Kosovës, kur për herë të parë e dëgjova emrin e Edith Durhamit.

Isha reporter i ri, dhe aty më kishte dërguar një gazetë britanike në tetor të 1989-s, për ta përcjellë gjykimin e Azem Vllasit, liderit të porsaburgosur të Lidhjes Komuniste të Kosovës në atë që njihej si Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë.

Brenda asaj federate, në të cilën Kosova ishte lidhur joqartësisht me Serbinë fqinje, lideri i ri i sertë i Serbisë, Slobodan Milošević, kishte vendosur ta shkatërronte autonominë e Kosovës dhe ta përvetësonte krahinën për Serbinë.

Me qëllim që ta nënshtronte popullatën shumicë shqiptare të Kosovës, kishte urdhëruar që lideri i saj të arrestohej.

Vllasi, një njeri i ngrysur me një hije idhulli filmash matiné, akuzohej, me atë tipiken e erës komuniste, për nacionalizëm dhe separatizëm kundërrevolucionar. Jashtë gjykatores së akullt në Mitrovicë ne nuk e shihnim, por ky ishte fillimi i fundit të shtetit jugosllav që fuqitë e Antantës kishin ndihmuar të formohej 70 vjet më parë, pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore. (Pjesë nga parathënia e librit “Mbretëresha e Malësisë: Edith Durham dhe Ballkani”,Marcus Tanner Botimet KOHA, 2017)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *