Sapo doli nga shtypi romani “Largësi shpëtimi” i autores argjentinase, Samanta Schweblin, e cila konsiderohet një nga zërat më premtues të letërsisë bashkëkohore në gjuhën spanjolle, nga nobelisti Mario Vargas Llosa. Me këtë roman, autorja është përfshirë në listën e shkurtër të pretendentëve të çmimit “The Man Booker Prize International 2017”. Përkthyer nga orgjinali prej përkthyesit të talentuar Erion Karabolli e botuar nga “Onufri”.
* * *
Një grua e re e quajtur Amanda, dergjet në spitalin e një fshati. Një djalë me emrin David, qëndron pranë saj. Ajo nuk është mamaja e tij dhe ai nuk është djali i saj. Së bashku, ata tregojnë një histori të paharrueshme shpirtrash të thyer, toksinash, të forcës dhe dhimbjes së familjes.
Romani “Largësi shpëtimi”, është një makth i kthyer në jetë, një histori fantazmash për botën reale, një histori dashurie dhe një rrëfenjë paralajmëruese. Samanta Schweblin, një prej zërave më të rinj të gjuhës spanjolle, i përkthyer për herë të parë në shqip, krijon një aurë kërcënimi të çuditshëm psikologjik dhe një realitet të pazakontë në këtë roman tërheqës, tmerrues e të ngjeshur.
Vlerësime
“Asnjëherë s’kam pasur kaq frikë të lexoj një libër përpara se të fle”.
—Marie Claire
“Një arritje e jashtëzakonshme e misterit në letërsi”.
—New York Journal of Books
“Një debutim emocionues… Schweblin e udhëheq lexuesin përmes një skenari tmerrues me një aftësi të shkëlqyer…”
—Publishers Weekly
“Magjepsës… Schweblin tregon një delikatesë të jashtëzakonshme… Ajo e paraqet traumën psikologjike me kaq gjallëri, saqë koncepti i një mjedisi të helmuar, gati duket i pakuptimtë”.
—Washington Post
(Çmimi 700 lekë-126 faqe)