Këlyshi në mesin e dragonjve

Nga Ilir Muharremi

Bekim Fehmiu konsiderohet si yll i kinematografisë apo luan, sepse vërtetë bëri një famë të bujshme, me rolet që kishin ndikim të madh për Ballkanasit. Ai u ngjit në Hollivud, u veçua me rolin e tij kryesor në filmin “Xhingis Kan”, në regji të Ken Anakin., por filmi asnjëherë nuk e pa dritën në kinematë, për shkak mungesë së buxhetit.

Nëse e lexojmë librin autobiografik të tij “E shkëlqyeshme dhe e tmerrshme”, asgjë nuk gjejmë për Hollivudin. Ai ofron një rrëfim tjetër, atë për fëmijërinë e tij që nga fillimet e para e deri në adoleshencë. Fehmiu asnjëherë nuk e vendos veten në pozicionin e luanit ose dragoit të aktrimit, por gjithmonë qe deve me shpirt të durueshëm, e të ngarkuar Ballkanik që i drejtohet shkretëtirës. Asnjëherë shpirti i tij ose talenti nuk u bë luan, ai i cili zotëron lirinë dhe bëhet pronar i shkretëtirës së vet. Aty gjejmë Marlon Brandon, Lorenzo Olivien, Al Pacinon, De Niron, pastaj dragoit e sotëm: Rasul Crow, Anthony Hopkins… Përplot luan është Hollivudi, e pak këlysh si Bekim Fehmiu i cili asnjëherë nuk u bë si padronët e aktrimit me të cilët duhet të armiqësohesh në skenë dhe në film, ngaqë vetëm kështu aspiron të fitosh mbi këta dragonj.

Dragonj e mëdhenj thonë: “Ti duhesh”, kurse shpirti i luanëve “ne duam”. Drangojt nuk kërkojnë vlera të mëtutjeshme, kurse luanët nuk janë të aftë për vlera të reja, ata krijojnë liri dhe krijime të reja, për këtë kanë forcë. Për tu përballur me vepra të reja duhet të jesh shumë i durueshëm këtë e bëjnë yjet. Atëherë, këtu përfiton fëmija i cili s’mund të bëjë as si luani e as si dragoi. Luani nuk shndërrohet në fëmijë. E as dragoi. Fëmija rrotullohet rreth rifillimit dhe mbeti prapë si rifillim, ishte rrotë që vetërrotullohej. Ndoshta e kuptoni se ku dua të dal. Ballkani-Fehmiu-Hollivudi.

Rasti i fundit që ndodhi me shfaqjen e një pulle postare të Serbisë, me shenjën “Të mëdhenjtë e aktrimit serb”, në rrjete sociale dhe në mediat tona ngjalli reagime të shumta. A qëndrojnë reagimet? Nuk e ruajtëm, e humbëm Bekimin, ose ja mbyllëm dyert dhe nuk e deshëm, por po harrojmë se artisti tejkalon nacionalitetin e tij, ai nuk është më nacionaliteti, por është vet bota, kjo i bie sikur i ndjeri Brando të reagonte nëse do ta publikonin në ndonjë pullë postare në Gjermani, Kinë, Austri, Kosovë… Ai është i të gjithëve, këtë e kuptojnë vetëm shpirtrat e lirë, të cilët e duan vullnetin. Vetë figura e Fehmiut gjithmonë qe polemizuese, veçanërisht kur flitej për kontributin artistik. Shumë qe pa shije kjo. Kjo u dëshmua, atëherë kur bëri vetëvrasje dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk mbajti as një minutë heshtje. Ose në ditëlindjen e tij, apo përkujtimin e tij, të organizohet ndonjë ceremoni e thjeshtë si nderim, që preku Hollivudin e me etni ishte Shqiptar. Mjafton kjo. Nuk duhet të reagojmë kur artistin e përdorin nëpër botë sepse ai është vetë bota. Nga vetë heshtja e kuvendit për artistin, hapet vet debati tek etnitë, veçanërisht përkatësisë kulturore.

Është e padurueshme të flasim për përkatësinë e tij etnike, duhet shumë ta analizojmë atë kulturore. Është e ulët të mendojmë se sa e kultivoi etninë e tij, më mirë është të flasim për rolet e tij në raport me yjet tjerë. Ku qe ai krahas tyre.

Një budallallëk tjetër i Bekimit ishte kur ofertat që ju bënë në filmin “Avanturier” për ndërrimin e emrit. Ai e ndërroi rolin. Dobësia e Ballkanit ngritë njeriun këtu në metaforë, kurse shumë aktor dhe shkrimtar i ndërruan emrat pa kurrfarë problemi. Madhështia nuk qëndron tek folklori, historia dhe ruajtja e emrit. Fundja, fuqia shpirtërore nuk ka emër e as mbiemër. Edhe fundi i tij u mendua të jetë historik e folklorik, me porosinë e hirit të hidhej në Lumëbardhë, në Prizren. Djepi i tij, jeta, përjetësia i takojnë kësaj bote dhe bota e tij është gjithkund në planet, por mendja shumë e varfër Ballkanike. Van Goghu ka lindur në Holandë, por ka vdekur në jug të Francës në Arl. Mirëpo, ai nuk vjen nga Ballkani, por nga Evropa, një mendje shumë më e hapur. Andaj, Bekimi vërtetë u ndje këlysh në mesin e Dragojve dhe Luanëve Hollivudian. (Bekimi-Brando-Olivie.) Ballkani e përzien gjithmonë gjakun, por Hollivudi dhe Evropa beson në shpirtin dhe gjuhën. Bekimi i deshi të tria. Atëherë, forca zbehët.

Nuk duhet të krijojmë brenga a e vendosin serbët, italianët, amerikanët në pullë postare Bekimin, ngaqë ai është i gjithëve. Ne duhet ta rreshtojmë siç e thash më lartë si këlysh në mesin e dragonjve Hollivudian…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *