Alda Merini për Giovanni Falconen

Si sot, 25 vite më parë, mafia vrau gjykatësin e paepur G. Falcone, bashkë me bashkëshorten dhe tre truprojat…shteti e varrosi me nderime të mëdha, por vetëm një si poetja Merini mund të shkruante këto vargje therrëse:
“…të mbajtën arkivolin në krahë,
vetë ata që të vranë.

PER GIOVANNI FALCONE
Alda MERINI

Mafia çorodit,
mafia shngjyros,
mafia vë baste,
mafia betohet
që nuk ka jetë,
që kulturë s’ka,
që njeriu armik i njeriut është.

Mafia është kali i zi
i Apokalipsit që mbi shalë sjell
eshtra vdekjeje,
mafia të vrarët prej saj akuzon.

Mafia i përkujton
me funerale ciklopike:
kështu qe për ty, Xhovani,
të mbajtën arkivolin në krahë
vetë ata që të vranë.

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *