Erenestina Halili: Ky 21 ka disa vargje, për ty bir… E s’janë të mijat, se ti aty je, te vargjet e saj e zemrat e shokëve…!

Erenestina Halili: Ky 21 ka disa vargje, për ty bir… E s’janë të mijat, se ti aty je, te vargjet e saj e zemrat e shokëve…!
KU 333!
Në errësirën e natës,
kam për ta kthyer përherë kokën pas,
në kërkim të zhurmës sate,
që me mungesën e saj,
me mall e heshje ka veshur qytetin mbarë.
Ndoshta do ta shoh një 3-sh,
Ose dy 3-sha,
por kurrë s’do më sëmbojnë siç
sëmbonte Ai,
numri yt me fat,
gdhendur me të zezë mbi metalin, që aq fort na lidhi…
Një “KU” gdhendur është në mua,
nga metali në zemër,
duke me bëre të kerkoj zhurmën tënde nëpër qytetin bosh,
kësaj nate,
që i mungon aq shumë era jote…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *