INEDITE
Qetësi
Të kam ardhur, o baba tinës rojeve
Kësaj nate në varr.
Se kam zjarr e kam mall të të pyes
Në u shkërmoqe e u trete.
Pabesisht ty me plumb të rrëzoi
Qezi i zi gjakatar.
Dhe pa varr, pa emër
Midis kombit që e deshe
Aq shumë ti mbete.
Po më fal, o baba, se të flas e të thërras
Në univers pa e ditur ku je ti.
Më ke lënë, siç e di, fillikat.
Pa atdhe e pa gëzim.
Fli i qetë, o baba. Qetësi.
Se drejt teje si erë po vij
Të të sjell si gur varri,
Trupin tim të gjymtuar edhe shpirtin tim.
Mustafa Greblleshi
Burgu i Tiranës qelia 79, viti 1948