Fotografia -kujtesa jonë kolektive që njëherësh krijon një ligjëratë me të

Seminari i shtatë “Përthyerje antropologjike” në BKSH
Seminari “Përthyrje Antropologjike”, një bashkëpunim i Departamentit të Etnologjisë, Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit dhe Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, është marrë me fotografinë.

Dr. Zef Paci, një studiues i imët i fotografisë, i përbrendësimit që ajo u bën nocioneve si kujtesa, koha dhe realiteti ka folur për studimet e veta.

Tema e këtij seminari ishte fotografia e Marubit, prurjet e saj në kujtesën, objektive apo subjektive.

Dikur një arkiv individual, privat, arkivi Marubi u kthye në kolektiv e publik, ashtu si kujtesa jonë kolektive përbëhet nga copëza kujtese individuale.

Është si të shohësh një kopsht arkadik përsa arkivi, ashtu si vendi, mbart në vetvete, të kaluarën, nostalgjinë, memento mori, të vërtetën dhe fiktiven.

Fotografia shihej si tabloja e vërtetë e gjërave, një regjistrim i pandërmjetësuar. Në fakt, fotografia pasqyron botën dhe njëherësh krijon një ligjëratë me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *