Historia e dashurisë mes një prostitute dhe priftit, rikthen Gjergj Xhuvanin

“Engjëjt janë larg”, është filmi I cili rikthen regjisorin Gjergj Xhuvani sërish në ekranin e kinemasë. Pas “Lindje Perëndim Lindje”  I realizuar më 2008, një prej figurave të rëndësishme të kinemasë bashkëkohore shqiptare vjen me prodhimin më të fundit I cili pati premierën vjet në Prishtinë.

Filmit me të gjatë “Engjëjt janë larg”, me skenar e regji të Gjergj Xhuvanit,  do të shfaqet nga data 27 prill do të shfaqet në kinemanë Millennium. Historia e në këtë film përqëndrohet tek lufta e Kosovës. Në mes të luftës më 1999 Mario një prift itakian refuzon të braktisë jetimët për të cilët kujdeset. Përtej Adriatikut Hana shumë tërheqëse, braktis jetën e saj si prostitutë dhe merr rrugën për në zonën e nxehtë të luftës në kërkim të vajzës së saj.

Kur Hana arrin në jetimoren e Marios ajo bëhet një nënë për fëmijët e tronditur nga lufta dhe një atraksion lind midis saj dhe njeriut të Zotit. Në role kryesore intepretojnë Teuta Krasniqi dhe Rinaldo Rocco. Filmi është bashkëprodhim i Shqipërisë, Kosovës e Italisë dhe është financuar nga Qendra Kinematografike e Shqipërisë dhe e Kosovës.Filmi zhvillohet në dy vija paralele që që mandej ndryshojnë dhe lidhen me kërcenimin, ku në fund, të gjithë protagonistet e filmit tregojnë fatin e tyre. Është një film për të gjitha moshat.Filmi është bashkëprodhim i On Produciton nga Shqipëria dhe Buka production nga Kosova, producentë janë Dritan Huçi dhe Fatmir Spahiu.Filmi është xhiruar nëpër vende të ndryshme, përfshirë edhe ato të Kosovës.

Alda Bardhyli/ gazeta-Shqip.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *