“Dhjetë metra oborr, 156 hapa dhe nje korridor që ndante klasat. Kjo për mua ishte rruga e luftëtarit.”
Fjalia e parë e faqes së fundit të ditarit të 17-vjeçares franceze Emilie, para se ajo të vetëflijohej si pasojë e bulizmit në shkollë. Shifrat faktojnë se bulizmi po shndërrohet në një fenomen tejet shqetësues edhe në shoqërinë shqiptare. Studimi i paradisaditëve, i kryer në 141 shkolla publike dhe private shqiptare, ka dalë në rezultatin se 1 në 5 nxënës janë prekur nga bulizmi.
Tirana Film Institute, në cilësinë e distributorit partner, është bërë pjesë e projektit fitues nga programi Media i Creative Europe me titull: on-line and off-line: new digital forms of film distribution in the Balkans, me partner aplikues kompaninë CUTAWAY (Maqedoni) dhe co-partner RADAR (Kroaci).
Projekti filloi me sukses gjatë shfaqjes për herë të parë në historinë e festivaleve ndërkombëtare me skemën festival-to-date të filmit Clean Hands në të njëjtën ditë/orë, 11 nëntor 2016 në Tiranë, ditën e fundit të edicionit të 14-të TIFF 2016, në Shkup gjatë European Film Festival Cinedays si dhe në platformën VOD Cinesquare.
Projekti do të shënojë një rekord të ri meqë për herë të parë në Shqipëri do të sigurojmë shfaqjen e një filmi në të njëjtën ditë/datë si në rrjetin e kinemave Cineplexx dhe Imperial Cinemas në Tiranë e Korçë ashtu edhe në platformën VOD nga 20-27 prill 2017, shfaqje që do të jetë në të njëjtën periudhë në rrjetet e kinemave të Maqedonisë dhe Kroacisë.
Me shfaqjen të dubluar në shqip të filmit hollandez për fëmijë “Gangsteri i Vogël” jo vetëm do ta rrisim audiencën, por edhe do ta zgjerojmë atë duke shfrytëzuar në këtë rast distribucionin of-line dhe on-line. Ky model i guximshëm i distribucionit do të provokojë ide të tjera provokative si dhe një metodologji të re të promovimit të kinematografisë në Ballkan e më gjerë.
Zgjedhja e një filmi për fëmijë nuk është e rastësishme. Ajo është pjesë e një strategjie afatshkurtër, afatmesme dhe afatgjatë për të edukuar dhe ndërtuar audienca të konsoliduara në të ardhmen, duke kontribuar sadopak në zbutjen e kësaj krize frekuentimi me të cilën përballet Shqipëria dhe Ballkani. Suksesi i këtij projekti do të na japë mundësinë që në të ardhmen të shfaqim edhe filma shqiptarë në këtë mënyrë simultane të distribucionit.
Film komedi, 1 orë e 41 minuta, për të vegjël e për të rritur, i cili bazohet mbi historinë e romanit të Marjon Hoffman-it është një prej filmave familjarë hollandezë më të mirë të viteve të fundit. Fitues i festivaleve më të mëdhenj të filmit për fëmijë në botë; “Cinekid”, “Giffoni”, “Oulu”, i mirëpritur nga juria dhe publiku.
Një odë me humor të mprehtë mbi të nëpërkëmburit dhe dhunuesit në shkolla, “Gangsteri i Vogël” tregon historinë e Rick Boskamp, i cili është i lodhur nga të qenurit objekt i përditshëm i talljeve nga shokët e tij të klasës. Kur Rick dhe familja e tij shpërngulen në një qytet tjetër, për të shmangur ngacmimet nga shokët e rinj të klasës, ai shkon deri tek idea t’i mashtrojë se babai i tij është një bos i rëndësishëm dhe i rrezikshëm mafioz. Të gjithë shokët e tij të klasës dhe fqinjët në lagje respektojnë Rick-un dhe babain e tij, deri sa shfaqet banditi nga e kaluara e tij.
Titulli origjinal/english: De Boskampi’s/The Little Gangster
Zhanri: Komedi, Krim, Familjar
Zgjatja e filmit: 102′
Shteti/Viti: Hollandë, 2015
Regjisor: Arne Toonen
Skenari: Lotte Tabbers
Subjekti: Marjon Hoffman
Muzika: Erik Jan Grob
Aktorë: Thor Braun, Henry van Loon, Meral Polat, René van ‘t Hof, Rick Lens
Production Companies:
Shooting Star Filmcompany BV, Hazazah Pictures, Wrap the Gap
Filmi fillon: 20.04.2017
Distributori Shqipëri: TIRANA FILM INSTITUTE