Një grup deputetësh e senatorësh kanë propozuar që “Rai”- televizioni italian të flasë shqip.
Lajmi është publikuar në “La Republica” dhe ndër të tjera jepen të dhëna edhe për numrin e shqiptarëve në Itali.
“Në Itali është i pranishëm si një komb i dytë, ai shqiptar. Sipas ISTAT, shqiptarët që jetojnë në vendin tonë ishin 467.687 (në fillim të vitit 2016). Të gjithë emigrantë. Pas këtyre njerëzve, ne duhet të shtojmë edhe 80.000 shqiptarë që – gjatë viteve – kanë marrë edhe nënshtetësinë italiane. Dhe pastaj ka komunitete me origjinë shqiptare që, për shekuj me radhë, janë vendosur në Lungro në Kalabri dhe në Piana degli Albanesi – në fakt – në Sicili. Ne jemi duke folur për të paktën edhe 100.000 shqiptarë”, shkruan “LA Republica”.
“Tani Parlamenti ynë mendon se ky komunitet i madh ka të drejtën e transmetimit – në radio dhe televizion -të gjuhës shqipe. Dhe kjo duhet të jetë detyrë e Rait.
Kërkesa vjen nga deputetë dhe senatorë të Komisionit i cili monitoron televizionin shtetëror, i cili sugjeron ndryshime me dekret qeverie. Parlamentarët vënë në dukje, megjithatë, se gjuha dhe kultura shqiptare duhet të mbrohen në Itali (sipas ligjit 482 të vitit 1999).
Propozimi i parlamentarëve nuk është i detyrueshëm, i takon qeverisë ta pranojë apo jo./Pasqyre.al