David Rockefeller ka ndërruar jetë në moshën 101 vjeçare.
Ai rrjedh nga një prej familjeve që “sundojnë” botën dhe sigurisht ndër më të pasurit.
Biznesmeni miliarder me bizneseve në shumë vende të botës, ka ndërruar jetë të hënën.
Rockefeller vdiq në gjumë në shtëpinë e tij në periferi të Pokantikos Hills, New York, sipas zëdhënësit të tij, Fraser P. Seitel. Ai ishte djali më i ri prej 6 fëmijëve të lindur nga John D. Rockefeller Jr.
Me humbjen e vëllezërve dhe motrave të tij, ai trashëgoi pasurinë super të madhe të familjes.
Përveç se të pasur, janë edhe filantropë dhe investimet e Rockefeller-ve shkojnë nga mjedisi e deri tek artet. Për të shënuar ditëlindjen e 100-t në vitin 2015, Rockefeller dhuroi 1.000 akra tokë pranë një parku kombëtar në shtetin e Maine në SHBA.
Si për çdo gjë tjetër politike, edhe për familjen në fjalë janë ngritur shumë teori konspirative si shkaktare të luftërave dhe ndryshimeve të mëdha politike./OraNews